Stresi me këngë për Bora Zemanin

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur Stresi ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, në bashkëpunim me Balën. Bashkëpunimi i dyshes mban titullin “Shoqnia”.

Stresi ka treguar publikisht përkrahjen ndaj Borës.

Stresi dhe Bala kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellë projektin e tyre edhe me videoklip.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një varg i këngës, të cilin Stresi ia ka dedikuar moderatores Bora Zemani.

“Edhe krejt lë ta dinë opinionin tim, Tiranë -Prishtinë, Bora Zemani është Queen”, thotë ai.

Ndryshe që disa javë më parë Stresi komentoi trekëndëshin Beatrix-Donald-Bora.

“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, kishte thënë ai.

Të ngjashme