Besa e Pejës është lidere në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Pas tri xhirove, Besa prin me shtatë pikë, sa i ka edhe Vëllaznimi i Gjakovës në vendin e dytë.
Nga shtatë pikë i kanë tubuar edhe Onixi dhe Dukagjini. Ndeshjet e xhiros së tretë janë luajtur të shtunën e të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në përballjen e skuadrave me nam mes Trepçës e Besës, fitore me rezultatin 1:0 shënoi Besa.
Kështu Trepça ka mbetur pa pikë. Ndan pozitën e fundit me 2 Korrikun, që po ashtu ka humbur tri takimet e para.