Drenica fiton me mund të madh ndaj Besës

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Drenica ka shënuar fitore ndaj Besës së Pejës me rezultat 1:2 në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kreshnik Uka ka qenë njeriu i ndeshjes për Drenicën në duel me Besën. Sulmuesi nga Skenderaj realizoi dy gola në përmbysjen e ‘kuqezinjëve’ përballë pejanëve.

Uka realizoi në minutat 37-të dhe 58-të për ta ndihmuar ekipin e tij drejt realizimit të triumfit të tetë sezonal që i shpije “Shqiponjat e Zeza” në kuotën e 33 pikëve në pozitën e tetë, aq sa ka edhe Llapi që ndodhet një pozitë më lartë.

Besa mbetet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme