Aktivistja e Shoqërisë Civile, Besa Luzha, e cila mbanë pozitë menaxheriale në fondacionin gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” në Prishtinë, ka një histori të largët të lidhjeve politike me subjektet politike në Kosovë.
Luzha, që nga angazhimi në “Friedrich Ebert Stiftung”, fondacion që mbështetë partitë majtiste, është përpjekur që të ofrohet me subjektet politike kosovare që kanë prirje të majta.
Kështu, rreth viteve 2005-2006 kur Partia Demokratike e Kosovës ishte në opozitë dhe ishte e profilizuar më shumë nga ideologjia e qendrës së majtë, aktivistja Besa Luzha ishte një adhuruese e flaktë e PDK-së, ndërsa mbante kontakte të vazhdueshme me Enver Hoxhajn dhe disa zyrtarë të lartë të PDK-së që kishin studiuar në Gjermani.
Ajo ishte e afërt me PDK-në aq shumë saqë më 2009 kishte shpresuar që PDK ta dërgonte ambasadore në Gjermani. Kjo pasi kishte besim se pari kishte punuar në një fondacion gjerman në Kosove dhe kishte mbështetur PDK-në, mund t’ia arrinte një karrierë të re.
Pas disa takimeve me zyrtarët e lartë që ajo njihte në PDK, i është kumtuar lajmi se nuk mund të shkoj ambasadore në Gjermani sepse si profesoreshë e një lënde muzikore në Universitetin e Prishtinës, nuk mund të japë ndonjë kontribut në diplomaci.
Qe nga ai moment, kur e pa të pamundur futjen në diplomaci përmes PDK-së, Besa Luzha ka filluar akuzat dhe largimin nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ajo ka nisur ekspozimin e sajë politik përmes aktiviteteve gjoja si aktiviste e shoqërisë civile e si analiste politike sidomos në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, ku gjatë gjitha paraqitjeve publike u shprehte hapur pro VLAN-it.
Aktivistja – analistja – profesoresha Besa Luzha asnjëherë nuk ka dalë e të tregojë se cilës organizatë të shoqërisë civile i takon në Kosovë? A i përfaqëson ajo qëndrimet e fondacionit ku merr pagë? Nëse po, atëherë pse nuk flet kurrë nga zyrat e fondacionit gjerman?
Që nga momenti i prishjes së VLAN-it, Besa Luzha ka mbetur e angazhuar publikisht në mbështetje të Vetëvendosjes, pasi është e vetmja parti politike e majtë e cila pranon ndihma dhe mbështetje nga fondacioni majtist. (Kosova Sot)