Fondacioni Besa, Klubi i Prodhuesve të Kosovës si dhe organizata “Germin” sot kanë vazhduar me dërgimin e ndihmave në komunën e Gjakovës, si pjesë e fushatës “Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19”.
Kjo është komuna e katërt që ndihmohet nga kjo fushatë, dhe gjatë këtij aksioni u shpërndan 200 pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, ku që të gjitha pakot janë me prodhime vendëse.
“Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19″ është fushatë humanitare e cila do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte ‘Made in Kosova”.
Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marrë veten dhe të ju ofrohet ndihmë familjeve në nevojë.
Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, ku ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar në: https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/