Kandidatja e PSD-së, Besa Shahini ka thënë se rezultati nuk është ai që dëshiron, por thekson se vazhdon përkushtimi për banim më të lirë dhe arsim më të mirë.
“Fushata jonë ka qenë e jashtëzakonshme. E mbushur me ide të mira, me njerëz të përkushtuar dhe me një energji që ka krijuar bazë të fortë për të ardhmen. Rezultati nuk është ai që dëshironim, por përkushtimi ynë vazhdon për banim më të lirë dhe arsim më të mirë në Prishtinë. Faleminderit secilit që u angazhua, kontribuoi dhe besoi ❤”, ka shkruar Shahini.