Besa Kokëdhima vjen me një hit veror

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 15:52 | Nga

Pas suksesit me këngën “1 2 3” të publikuar në qershor, këngëtarja Besa Kokëdhima vjen me një tjetër projekt në tregun e muzikës këtë verë.

Bëhet fjalë për një këngë të re të rrymës Reggae, të cilën Besa e ka gati dhe mësohet se po përgatitet për të bërë xhirimet e klipit të ri këtë javë.

Sa i përket subjektit të këngës së re mund të themi, se bëhet fjalë për një histori dashurie, megjithatë këngëtarja nuk ka zbuluar më tepër për të, duke i lënë fansat kuriozë.

Shpresojmë që kënga e re e Besës të kthehet në një hit veror, megjithëse e dimë se kur bëhet fjalë për Besën, një hit është mëse i pritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme