Western Unitedi dhe Melbourne Victory barazuan pa gola në elitën e futbollit të Australisë në Melbourne të shtunën.
Sulmuesi kososvar Besart Berisha që aktivizohet te Western Unitedi, luajti për 71 minuta. Berisha ka luajtur në katër ndeshje në elitën e futbollit të Australisë sivjet.
Ish-repreznetuesi i Italisë, Alessandro Diamanto bashkëlojtari i Berishës 35-vjeçar, iu afrua golit dy herë brenda tre minutash, por në të dyja rastet e qëlloi traversën.
Western Unitedi është në vendin e shtatë, ndërsa Melbourne Victory pozicionohet dy vende më poshtë në renditje pas katër ndeshjeve.