Besart Berisha nënshkruan me Prishtinën

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Klubi i futbollit, Prishtina ka njoftuar se ka nënshkruar me Besart Berishën.

Kryeqyteasit kanë vazhduar të përforcojnë skuadrën edhe pas fillimit të kampionatit.

Këtë e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina. Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Berisha ka përvojë të madhe në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni.

Sulmuesi ka luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovës.

Berisha është gjithashtu golashënuesi më i mirë në Australi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme