Berisha është lojtar elitar në kampionatin australian. Duke u konfirmuar si golashënuesi më i mirë në historinë e shtetit të largët.
Në ndeshjen e fundit ku skuadra e lojtarit kosovar, Melburn fitoi ndaj Cityt 2 me 1, sulmuesi Berisha humbi një penallti në minutën e 63-të, gabim të cilin ai e shleu menjëherë pas disa minutash në minutën e 84-të.
Por tek ky gol nisi dhe zënka, pas golit të mrekullueshëm të Berishës , portieri Buzanis, ish portier i moshave në Greqi lëshoi fyerje raciste ndaj sulmuesit pasi Berisha pasi shënoi golin e mori topin dhe hodhi në drejtim të portierit.
Ky i fundit përdori fyerje raciste duke e quajtur “cigan”. Ky veprim nuk u pa nga gjyqtarët, por Berisha e fitoi ndeshjen dhe Buzanis pësoi dy gola.
Portieri Buzanis pritet të dënohet nga Federata e Australisë për fyerjet raciste.