Albin Kurti, kryearti i VV-së, ka thënë se Besim Ymeri është bërë pjesë e kësaj partie.
Ai tha se Ymeri është nga Ferizaj dhe ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ dhe ato master në Universitetin e Wollongong në Dubai për Administrim Biznes.
“Në Dubai Besimi ka punuar edhe si mbikqyrës teknik për disa vite në kompaninë e njohur BMË. Këtë vit Besimi është kthyer me familjen e tij për të jetuar në Kosovë dhe tashmë ka vendosur të na bashkohet”.
“Kthimi do t’i lehtësohet Besimit me angazhimin në Lëvizje dhe me ndryshimet e mëdha që do t’i mundësojmë së bashku në shtetin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.