Pas rritjes “eksplozive” të bitcoinit në vitin 2017, këtë vit është shumë qetë dhe çmimi i tij ka rënë shumë, duke zbritur në 6,200 dollarë sot nga gati 20,000 dollarë sa ishte vitin e kaluar.
Përkundër kësaj, shkalla e “hash”-it (hash rate – shpejtësia me të cilën një llogari po kompleton një operacion në kodin e bitcoinit) – në thelb norma e minimit që po ndodh – është rritur me 155 për qind që nga fillimi i vitit, transmeton Koha.net. Me sa duket besimi në bitcoin ende nuk ka humbur.
Sipas Cryptoslate, arsyeja kryesore për rritjen e shkallës “hash” është se çdo shpërblim bllok prej 12.5 bitcoin ka vlerë rreth 78,000 dollarë, kështu që minatorët ende janë të etur për të parë se sa mund të nxjerrin. Megjithatë, ky shpërblim i madh nuk do të zgjasë përgjithmonë, më 25 maj të vitit 2020, do të vijë i ashtuquajtur “përgjysmimi”, duke ulur bllokun deri në 6.25 bitcoin ose në vlerë rreth 39,000 dollarë (sipas çmimit aktual), kështu që ekziston një nxitim i minimit të bitcoinit sa më shumë të jetë që është i mundur.
Pavarësisht uljes së entuziazmit përreth bitcoinit dhe kriptovalutave të tjerë, ende ka prej atyre që janë optimist, përcjell Koha.net. Për shembull, në muajin prill, investitori i teknologjisë Tim Draper, i cili ka investuar në Tesla, Skype dhe Hotmail më parë, ka parashikuar se bitcoin do të kushtojë 250,000 dollarë në vitin 2022 – do të ishte një fat i mirë për të, sepse posedon 30,000 bitcoinë.
Jack Dorsey, shefi i Twitterit, po ashtu ka parashikuar se bitcoin mund të bëhet monedha e vetme në botë brenda 10 vjetëve. Pavarësisht këtij optimizmi, disa vende duke përfshirë Iranin dhe Pakistanin, kanë ndaluar tregtimin me kriptovalutat.