Njëri prej besimtarëve që e kreu ritualin e faljes së namazit së Ikindisë në sheshin para Qeverisë së Kosovës, si shenjë proteste për moshapjen e xhamive, ka thënë se duhet të lejohet falja e Bajramit, raporton Ekonomia Online.
Besimtari me emrin Burim, ka thënë se ideja ishte që të tregohet se mund të bëhet falja e namazit të Bajramit, pa e dëmtuar shëndetin publik.
Ai tha se nuk është aq rrezik siç po e bëjnë. Ai gjithashtu tha se mesha është lejuar të mbahet ndërsa Bajrami jo edhe pse ai tha se nuk do të krijojë përçarje.
“Jam praktikues i fesë dhe ju bashkëngjita faljes së namazit. Arsyeja është me i tregu të gjithëve dhe myftiut. Kjo është falje dhe koha e namazit të ikindisë dhe si lokacion e kemi zgjedhur sheshin. Protesta është e drejtë demokratike dhe diçka që na takon sepse nuk mundet kërkush me mohu diçka që na takon. Nuk është rrezik që janë duke e bërë kaq të madhe sepse po shkon gjithçka duke u normalizu. Nuk du me shti përçarje mes feve mirëpo kur u mbajt mesha nuk reago askush”, tha ai.
Ai është shprehur se kërkesa e tyre është që tu mundësohet falja e Bajramit.