Besimtarët myslimanë në Kosovë po kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Manifestimi qendror i kësaj feste u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e e tij të urimit bëri thirrje për paqe në botë, qetësi dhe unitet ndërmjet njerëzve pa dallim.
“Sot kemi festë. Festë e cila na vjen pas kryerjes së kushtit Islam. Festa e Fitër Bajramit si asnjë festë tjetër na bashkon me familjen, fisin dhe fqinjët. Festa e Fitër Bajramit për besimtaret është nga ditët më të gëzueshme. Kjo festë ka ne vete mesazhin e gëzimit, haresë e lumturisë, që nga fëmijët, të rinjtë e të moshuarit”.
“Fitër Bajrami bart mesazhin më të morë të kultivimit të dashurisë për pasardhësit tanë”, tha Tërnava
Po ashtu Tërnava duke kujtuar luftërat që po ndodhin nëpër botë është shprehur se më shumë se kurrë na duhet unitet e solidaritet.
“Sot bota po përballet me kriza e konflikte nga më të ndryshme. Kur ne sot po e shijomë me të dëlirë Bajramin; në vende tjera ka lufta shkatërrime. Nuk është ky misioni ynë. Lutemi që në vatrat e krizës të ndalen krizat e konfliktet. Lutemi të mbizotërojë paqja e qetësia. Më shumë se kurrë na duhet unitet e solidaritet. Përveç luftërave, bota po përballet edhe me krizën sociale”.
“Këtë vit festën e Fiter Bajramit, falë Zotit po e shijojmë pa masa kufizuese. Do jemi bashkë me familjarët e të dashurit tanë”.
“Duke lutur zotin që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet e te mirat tona, të gjithëve ju uroj festen e Fitër Bajrami”, u shpreh kryemyftiu Tërnava
Kjo festë pason muajin e Ramazanit, i cili filloi më 2 prill maj dhe përfundoi më 1 maj.