Besnik Bislimi po tregon se Asociacioni është pranuar

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 21:09 | Nga Milazim Krasniqi

Besnik Bislimi po tregon se Asociacioni është pranuar dhe po i tregon fazat e themelimit.

Bislimi po thotë kështu: “Me këtë implementim, procesi është vendosur në atë mënyrë që në secilën fazë të punës me Asociacionin, faza e parë është miratimi i draft-statutit, e dyta është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pastaj vendimi i Qeverisë dhe i katërti element është themelimi”.

Besnik Bislimi është njeriu më kompetent për këtë proces, prandaj duhet t’u besojmë fjalëve të tij, e jo të atyre që gënjejnë se nuk është pranuar Asociacioni.

Unë jam dakord me këto procedura që janë propozuar. Vetëm një gjë është bërë gabim këtu: Draft Statutin është dashur ta shkruante qeveria e mbi atë bazë të negociohej. Sidoqoftë, është e qartë se Asociacioni është pranuar nga qeveria Kurti.

Pas këtij pohimi eksplicit të Besnik Bislimit, kushdo që thotë ndryshe për Asociacionin, duhet të etiketohet si mashtrues.

Të ngjashme