Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, u takua me banorët e rrugës “Hajrullah Zymi”.
Postimi i plotë:
Në kuadër të vizitave në terren, sot pasdite u takuam me banorët e rrugës Hajrullah Zymi.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i projekteve në proces dhe identifikimi i prioriteteve të reja për zonën.
Dialogu i hapur me qytetarët mbetet një ndër përparësitë tona kryesore për të ndërtuar një mjedis më të mirë dhe më funksional për të gjithë.
Fushë Kosova PËRTEJ!

