Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, u takua me komunitetin kulturor të kësaj komune.
Postimi i plotë:
Sonte zhvilluam një takim të vlefshëm me përfaqësues të komunitetit kulturor të Fushë Kosovës. Diskutuam për rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror, sfidat e artistëve dhe mënyrat për të mbështetur krijimtarinë vendore.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkushtimin ndaj vlerave kulturore që pasurojnë komunën tonë.
Fushë Kosova ka potencial të madh kulturor – së bashku do ta kthejmë në forcë zhvillimi për qytetin tonë.
Fushë Kosova PËRTEJ!



