Besnik Osmani: Do të vazhdojmë të jemi pranë fëmijëve me nevoja të veçanta me të gjitha kapacitetet tona

Prishtinë | 29 Sht 2025 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot ekspozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në “ATELIE IRIS” në Fushë Kosovë, ku u prezantuan pikturat e gjashtë fëmijëve pjesëmarrës.
“Sot pata rastin të vizitoj ekspozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta, e cila u mbajt në ‘ATELIE IRIS’ në Fushë Kosovë. Në këtë ekspozitë u prezantuan pikturat e gjashtë fëmijëve, duke dëshmuar talentin, kreativitetin dhe aftësitë e tyre të veçanta.

Ishte një përvojë frymëzuese që tregon sa e rëndësishme është mbështetja dhe përfshirja e tyre në aktivitete kulturore e shoqërore.

Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me të gjitha kapacitetet tona”, tha Osmani.

Të ngjashme