Besnik Osmani: Programi ynë qeverisës për familjen dhe gruan, një vizion i qartë që garanton më shumë mbështetje e mundësi të barabarta

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, zhvilloi një takim me vajza dhe gra.

Postimi i plotë:
Një takim elektoral i mrekullueshëm me vajzat dhe gratë tona, i organizuar pikërisht në ditën e parë të Muajit Rozë – muajit të fushatës parandaluese për luftën kundër kancerit të gjirit.
Sonte prezantuam me krenari 13 kandidatet tona femra, të cilat me profesionalizëm, integritet dhe pasion po japin maksimumin për fitoren e madhe më 12 tetor.
Në këtë takim u prezantua edhe programi ynë qeverisës për familjen dhe gruan, një vizion i qartë që garanton më shumë mbështetje, siguri dhe mundësi të barabarta për të gjitha.
Ky bashkim i fuqisë së gruas dhe përkushtimit politik është garanci për ndryshimin që na pret.

Të ngjashme