Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, paralajmëroi fillimin e një projekti të madh infrastrukturor në këtë komunë.
Postimi i plotë:
Së shpejti fillojmë me zbatimin në terren të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytetin e Fushë Kosovës – faza e parë, me vlerë prej 8 milionë euro, sipas hartës të publikuar.
Ky është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në komunën tonë, që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës, mjedisin dhe standardin urban të qytetit.
Me përkushtim dhe transparencë, po e bëjmë realitet vizionin për një Fushë Kosovë më të pastër.
