Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka ndjekur nga afër ndeshjen e volejbollit, e ku i quajti vajzat krenari të qytetit por edhe të gjithë Kosovës.
“Mbrëmjen e sotme, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, e mbyllëm me një ndeshje volejbolli me ekipin që është krenaria jo vetëm e qytetit tonë, por e gjithë Kosovës. Këto vajza janë shembull i disiplinës, talentit dhe shpirtit garues që na bën të gjithëve krenarë. Me to, jemi të bindur se do të sjellim edhe shumë suksese të tjera!. Sporti është prioritet i yni, sepse forcon rininë, bashkon komunitetin dhe e bën qytetin tonë më të shëndetshëm e më energjik. Prandaj, nga java e ardhshme, palestra sportive moderne do të jetë në dispozicion të yjeve tona – një investim për të ardhmen e rinisë sonë! “, ka shkruar Osmani.