Kandidati i LDK për kryetar të Fushë Kosovës në zgjedhjet e 12 tetorit, Besnik Osmani, vizitoi
Mullirin e Fshatit Graboc i Poshtëm, duke premtuar mbështetje për ruajtjen e këtyre vlerave tona.
Postimi i plotë:
Sot vizituam Mullirin e Fshatit Graboc i Poshtëm, një trashëgimi qindra vjeçare që ka ushqyer me bukë misri shumë familje shqiptare ndër breza.
Tek Ekrem Berisha kjo traditë vazhdon me përkushtim, duke e bërë mullirin një nga më të mirët në vend.
Premtoj mbështetje për ruajtjen dhe forcimin e këtyre vlerave që janë pasuri e gjithë popullit tonë.
Fushë Kosova PËRTEJ!




