Besnik Qaka bëhet baba, publikon foton e vajzës

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 13:46 | Nga

Besniku dhe Lolita e pagëzuan vajzën me emër të veçantë.

Vokalisti i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka, sot është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Lolita ka sjellë në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Una.

Me këtë rast, Besniku ka publikuar një imazh të vogëlushes së posalindur në Instagram, me ç’rast ka lënë edhe një mbishkrim.

“Fryma jote e pare, na e mori tonen… #UnaQaka-20/03/2018”, ka shkruar Besniku, krahas fotografisë së publikuar.

Tashmë kanë vërshuar urimet nga fansat.

Besniku dhe Lolita u martuan në shtator të vitit 2017.

Fryma jote e pare, na e mori tonen… #UnaQaka-20/03/2018??❤️

A post shared by Besnik Qaka (NRG Band) (@besnik_qaka) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme