Maldive, Xhamajkë e Tajlandë kanë qenë destinacionet e fundit të çifteve VIP që u martuan këtë verë. Duke nisur që nga muaji i mjaltit në Tajlandë i Orindës dhe Turit, muaji mjaltit në Maldive i Besit dhe Xhensilës dhe Geti e Marina që po shijojnë muajin e mjaltit në Xhamajkë.
Por çifti i sapomartuar Besnik Qaka dhe Lolita Begolli po shijojnë një muaj mjalti ndryshe.
Dyshja që u martua 4 ditë më parë, sipas Xing kanë vendosur që muajin e mjaltit ta kalojnë në qytetin e tyre të lindjes në Pejë dhe jo në plazhe luksoze.
Besniku ka postuar ditën e sotme një foto ku shihet pranë zjarrit me Lolitën dhe i kushton asaj disa fjalë të ëmbla.
“Zjarri simbolizon nxehtesine dhe driten. Lumi ktu afer vazhdimesin. Lisat hijen dhe freskine. Qielli pastertine dhe pakufizueshmerine. Krejt keto bashke jetojne ne harmoni…Jam i lumtur qe keto tmira po i ndaj me ty loqk…” shkruan këngëtari.