Beteja me Coronavirusin, OBSh-ja dhe Banka Botërore i ofrojnë Kosovës 15 milionë euro

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar Coronavirusin.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, gjatë një konference për shtyp.

“Javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSH-ja. Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”, tha Vitia.

Ministri shtoi se kanë filluar edhe donacione të ndryshme në materiale dhe mjetë të tjera të distributorëve lokalë, por edhe individëve si shenjë e solidaritetit.

Deri më tani, numri zyrtar i personave të prekur nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 19.

Të ngjashme