Janë betuar gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të cilët vijnë nga radhët e prokurorive themelore.
Betimi i tyre bë gjatë takimit të sotëm të këtij këshilli i cili vazhdoi me pikat e radhës, me ç’rast është hapur thirrja për nominime për Kryesues dhe Zëvendëskryesues të ri të KPK-së.
Lidhur me procedurat për nominim në pozitat e lartcekura, të gjithë anëtarët u njoftuan nga Kryeprokurori i Shtetit, Lumezi.
Kryesuesi dhe Zëvendëskryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës do të zgjidhen brenda afatit të caktuar me aktet ligjore, transmeton Klan Kosova.