Shemsi Syla dhe Sali Zyba do të jenë dy deputetë e më të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Shemsi Syla zëvendëson Qëndron Kastrati që tani është kryetar i Kamenicës, ndërsa Sali Zyba ka zëvendësuar kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Shemsi Syla në zgjedhje kishte fituar 6 mijë e 478 vota kurse Sali Zyba 5 mijë 983 vota.