Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, me vendim të kryeparlamentarit janë betuar dy deputetët e rinj.
Shukri Buja nga PDK është njëri nga deputetët e rinj i cili sot dha betimin. Buja në postin e deputetit zëvendëson Enver Hoxhajn, i cili u emërua në postin e ministrit të Jashtëm, ndërsa deputeti tjetër i cili ka dhënë betimin është nënkryetari i LVV-së, Driton Çaushi i cili zëvendëson Besnik Bislimin që kohë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit.