Betohen oficerët e rinj të FASh, mesin e tyre edhe dhjetë studentë kosovarë

Prishtinë | 19 Dhj 2024 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë kanë se kanë diplomuar edhe dhjetë studentë nga Kosova.

“38 kadetë dhe 78 studentë, 10 prej të cilëve nga Kosova, u betuan për besnikërinë ndaj Atdheut dhe uniformës ushtarake. Ata e nisin këtë mision me këtë uniformë, që qëndron denjësisht sot, përkrah aleatëve në NATO”.

“Kam besim të plotë që këta të rinj do t’i përballojnë me sukses sfidat e para dhe do të mbajnë lart vlerat e uniformës ushtarake.  Urime dhe suksese për të gjithë oficerët e rinj!”, ka thënë Vengu.

Të ngjashme