Situata jashtë Parlamentit të Shqipërisë duket e tensionuar, por kjo nuk e ka penguar seancën plenare të mbajë punimet ku janë betuar tre deputetët e rinj.
Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj të tre nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë betuar në Kuvend si deputetët më të rinj.
Më këto mandate, numri i deputetëve të rinj të futur në Parlament shkon në 13, raporton TvKlan.
Para se të mbërrinte në Kuvend, Ralf Gjoni, është sulmuar përpara banesës së tij, ku një protestues i ka hedhur bojë në fytyrë.