Ervin Demo është betuar sot kryetar i ri i bashkisë së Beratit pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
Nga 31 këshilltarë të dalë nga votimet më 30 qershor,vetëm 29 prej tyre, pjesë e koalicionit të majtë kanë bërë betimin, ndërkohë që dy të tjerë të Bindjes Demokratike nuk kanë marrë pjesë në konstituimin e këshillit.
Kryetari i ri u shpreh se qyteti ka shumë probleme dhe shumë sfida që nuk mund të realizohen pa kontributin e të gjithëve, shkruan Top Channel.
Përballë tij në zgjedhjet e 30 qershorit ishte një kandidat i Bindjes Demokratike dhe dhe një i pavarur.
Ky është mandati i parë i Ervin Demos në një bashki të drejtuar mandatin e kaluar nga LSI-ja.