Qemajl Aliu është zyrtarisht kryetar i Shtimës.
Ai është betuar sot në një ceremoni inauguruese të kuvendit të kësaj komune.
“Nga sot fillon jetësimi i një shprese të re për të gjithë qytetarët pa dallim të bindjeve të tyre politike. Do t’i kryej me nder të gjitha detyrat e mia. Është vullneti juaj që sot ndodhem para jush, me dëshirën dhe vullnetin për të sjellë ndryshim në qytetin tonë të dashur”, tha Aliu pasi u betua, njofton Klankosova.tv.
Mes tjerash, Aliu shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e botuan.
“Detyra dhe përgjegjësia ime si kryetar nuk është vetëm shërbim dhe privilegj, por sfidë kreative dhe veprim novator për të gjitha zotimet e premtuara në fushatë”, tha ai.