Nga data 15 deri më 22 korrik, Presidenti i Francës, Emanuel Macron organizon Samitin mes liderëve të Kosovës e atyre të Serbisë në Paris.
Ky do të jetë angazhimi më konkret i evropianëve për t’i ulur palët e armiqësuara në tavolinë drejt Marrëveshjes Finale.
Por gjermanët që janë partnerët kyc për francezët, më shumë se për Parisin po flasin për Washingtonin, ku Administrata amerikane qysh më 27 qershor e organizon Samitin kosovaro-serb.
Në Parlamentin e Gjermanisë, Deputeti Peter Beyer, ankohet pse Evropa u la jashtë.