Diva Beyonce dhe këngëtarja Billie Eilish kanë konfirmuar pjesëmarrjen në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, ndërsa Van Morrison mbetet skeptik. Organizatorët thanë se nuk do të marrë pjesë në “Oscars” për shkak të orarit të turneut të tij. Të tre interpretuesit janë nominuar për këngën më të mirë në Edicionin e 94-t të “Academy Awards”.
Beyonce dhe Billie Eilish do të performojnë gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Oscar “të së dielës, ndërsa skeptiku Van Morrison po e anashkalon natën më të madhe të Hollivudit. Të tre interpretuesit janë nominuar për këngën më të mirë në Edicionin e 94-t të “Academy Awards” së bashku me Lin-Manuel Miranda dhe Diane Warren, këngët e të cilëve do të interpretohen gjithashtu gjatë ngjarjes së madhe.
Balada e superyllit të pop-it Beyonce, e nominuar për Oscar, “Be Alive” u shkrua për filmin biografik të tenisit “King Richard”, ku luan Will Smith, si babai i yjeve të tenisit Serena dhe Venus Williams.
Pritet që Beyonce të performojë drejtpërdrejt nga fusha e tenisit në Compton ku motrat luanin si fëmijë, por organizatorët nuk e kanë konfirmuar ende.
Eilish dhe vëllai i saj Finneas do të performojnë “No Time To Die” nga filmi i fundit i James Bond.
Ndërsa Van Morrison, i cili shkroi “Down to Joy” për dramën e fëmijërisë të Kenneth Branagh “Belfast”, nuk do të marrë pjesë në Oscars për shkak të orarit të turneut të tij” thanë organizatorët. Këngëtari, i njohur si “Van the Man” për fansat e tij, do të bëjë turne në Angli në fund të marsit, përpara se të mbërrijë në SHBA muajin e ardhshëm.
Ceremonia që zhvillohet të dielën në Hollywood kërkon që kandidatët, të ftuarit dhe shtypi të vaksinohen, megjithëse interpretuesit dhe prezantuesit thuhet se mund të marrin pjesë edhe nëse i nënshtrohen testimit rigoroz.
Gjithashtu në “Oscars” do të performojë një “bandë me yje” duke përfshirë bateristin e Blink-182 Travis Barker dhe DJ D-Nice.