Projekti i murit të madh të gjelbër në Saleh, për të cilin është paralajmëruar që në janar do të ndahen 19 miliardë dollarë, tashmë janë mbledhur gjysma e mjeteve të premtuara, e tani pjesë e këtij donacioni është bërë edhe themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos.
“Në terren janë siguruar 48 për qind të parave”, ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron në margjinat e COP26 në Glasgow, ku gjatë këtij takimi është diskutuar për pyllëzimin e një rripi të gjatë që përfshin 11 vende afrikane, transmeton Telegrafi.
Projekti i murit të madh të gjelbër filloi në vitin 2007, dhe në janar në kuadër të “One Planet”, Samiti të Parisit është paralajmëruar ndarja e 19 miliardë dollarëve.
E në takimin e djeshëm ku morën pjesë Princi Charles dhe Jeff Bezos, miliarderi amerikan tha se fondi i tij nesër do të marrë për obligim që të ndajë dy miliardë dollarë për “rinovimin” e Tokës, kryesisht në Afrikë.
“I kemi telefonuar Princit Charles, ai i telefonoi Jeff Bezosit. Nuk është lehtë të sigurosh fonde për projekte ndërkombëtare”, tha Macron para gazetarëve.
Ndërmarrësit përfshirë Bezosin, janë bërë cak i kritikave që po shpenzojnë para për udhëtime në hapësirë, në vend se të zgjedhin probleme në Tokë.
Themeluesi i kompanisë më të madhe në botë për blerje online, tha se gjatë udhëtimit në hapësirë më fluturaken e tij New Shephard e kuptoi se çfarë rëndësie të madhe ka planeti Tokë.