Roterdami çmonton urën për jahtin e Jeff Bezoss, miliarderi: Do paguaj gjithçka

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Një urë historike pritet të çmontohet në Holandë në javët e ardhshme për të mundësuar kalimin e jahtit superluksoz të Jeff Bezos.

Lajmi është konfirmuar dhe nga vetë miliarderi, i cili ka premtuar se do të paguajë gjithçka për shqetësimin që do t’iu shkaktojë autoriteteve në qytetin e Roterdamit.

Jahti 127 metrash i quajtur “Y721” që ka kushtuar 400 mln paund do të jetë një ndër varkat më të mëdha të lundrimit në botë kur të përfundojë këtë vit dhe do të kalojë dhe anijen e pasagjerëve Sea Cloud.

Ai është duke u ndërtuar në portin e Alblasserdam në perëndim të Holandës dhe për të dalë në oqean do të duhet çmontimi i urës ikonike të Roterdamit që njihet nga vendasit me emrin “De Hef”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme