Ekonomia Online
FUNDIT

BGF mban tryezë diskutimi për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë

BGF mban tryezë diskutimi për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë

Balkan Green Foundation (BGF) do të organizojë sot tryezën e diskutimit për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK). BGF, si pjesë e grupit punues për hartimin e Planit, në bashkëpunim me zyrtarët përgjegjës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministria e Eknomisë (ME), do të organizojë këtë tryezë me qëllim […]

Balkan Green Foundation (BGF) do të organizojë sot tryezën e diskutimit për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK).

BGF, si pjesë e grupit punues për hartimin e Planit, në bashkëpunim me zyrtarët përgjegjës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministria e Eknomisë (ME), do të organizojë këtë tryezë me qëllim të diskutimit të Politikave dhe Masat e propozuara në PKEK, si dhe rrugën para, derisa dokumenti të miratohet.

Fjala hyrëse do të mbahet nga Rinora Gojani, menaxhere e Programeve dhe Operacioneve në BGF; Politikat dhe Masat Mjedisore në PKEK do t’i prezantojë Abdullah Pirçe, zv.drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave në MMPHI; Prezantim i Politikave dhe Masave Energjetike në PKEK nga Arbëresha Isufi, u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Planifikim Strategjik dhe Bashkëpunim Rajonal në ME.

Ndërsa rekomandimet e OJQ-ve pjesë e grupit punues për hartimin e PKEK do të prezantohen nga Fjolla Qorri (BGF) dhe Laura Nushi (Instituti për Politika Zhvillimore).

Paneli organizohet në kuadër të projektit “Dekarbonizimi për Rezistencë Klimatike” e financuar nga Smart Balkans.

Ngjarja mbahet nga ora 09:30 në Hotel “Swiss Diamond”, në Prishtinë dhe transmetohet “live” nga Ekonomia Online.

Të ngjashme