Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me ekspozitën “Kosova – nga historia në shtetësi”, e cila përmbante punime nga nxënësit, ese dhe poezi, raporton Ekonomia Online. Aty janë prezantuar edhe artikuj të gazetave të cilat përshkruajnë të 10-vjetorin e Pavarësisë.
Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se kjo ekspozitë zbulon se si Kosova nga një temë e mbyllur është bërë e njohur për kultura e gjuhë të tjera.
“Sot po hapim ekspozitën për të udhëtuar prapa në kohë. Kjo ekspozitë përmban tituj të librave, ese, vizatime. Kjo ekspozitë e zbulon se si Kosova nga një temë e mbyllur vie dhe bëhet e njohur për kulturë e gjuhë të tjera. Një rikthim i kujtesës në ngjarje të rëndësishme. Ekspozita jep historinë e zhvillimit të institucioneve.
Prezanton gazeta të Kosovës me ngjarje dhe lajme që përshkruajnë 10-vjetorin e Pavarësisë. Ekpozita “eksodi 1999” do të jetë me gazetat e mediave të Shqipërisë. Do të jenë disa punime të nxënësve të shkollës fillore “Pavarësia”, tha Gajraku.
Shefki Rusinovci, drejtor i shkollës fillore “Pavarësia”, tha se përmes kësaj ekspozite mund të kuptojmë nga bota e fëmijëve se si ata e shohin 10-vjetorin e Pavarësisë.
“Shkolla jonë është themeluar më 2009 me 700 nxënës, tash me numër të dyfishuar. Emri “Pavarësi” na jep fuqi dhe motiv. Përmes kësaj ekspozite me punimet e nxënësve mund të marrim botën e fëmijëve se si e marrin këtë ngjarje. Kemi punu reth 60 vizatime, numër të madh të poezive dhe eseve. Mesimdhënësit janë kryesorët për përformancën e nxënësve”, deklaroi Rusinovci.
Në bashkëpunim me Presidencën, ministrinë e Kulturës dhe Bibliotekën Kombëtare ka është organizuar një konkurs, ku sot janë ndarë çmimet për tri vendet e para.
Vendin e parë e ka fituar Denis Hyseni, me një ese të shkruar për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Hyseni ka thënë për Ekonomia Online se nuk e ka pritur këtë çmim por ndjehet mjaft mirë që e ka fituar.
Me vendin e dytë është shpërblyer Gentiana Azemi, kurse vendin e tretë e fitoi Erzë Koca.
Anton Berisha, kryetari i jurisë së vlerësimit tha se konkursi ka qenë i hapur në gjithë Kosovën.
“Konkursi ka qenë në gjithë Kosovën. Sot këtu jemi në një tepull të librit. Punimet kanë dëshmuar për zotimin e studetëve se ata janë të pa ndashëm nga sistemi ynë politik. Shihet shqipja te ta nuk është në rrafsjhin e dëshiruar. Janë tri shpërblime për pjesëmarrësit”, ka thënë ai.