Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron 500 ekzemplar librash për Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”
Biblioteka e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas është pasuruar me tituj të rinj të librave që i ka dhuruar të premten Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Me këtë rast, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku ka thënë se ky donacion dhurohet me arsyen që të rinjtë të kenë tituj të rinj të librave për të pasuruar dijen gjatë fazës së shkollimit të mesëm për parapërgatitje profesionale. Ndërsa drejtori i Shkollës “Fehmi Lladrovci”, Lulzim Nika, ka falënderuar drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për ndihmë dhe ka thënë se ky donacion do të jetë shumë i mirëseardhur për shkollën dhe nxënësit e saj. Falënderim për këtë donacion kanë shprehur edhe Drejtori i Arsimit, Tafil Halilaj si dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport.