Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”anëtarësohet në IFLA

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 11:16 | Nga

Task-Forca e themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për anëtarësim të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të kulturës në kuadër të punës së saj ka lobuar dhe asistuar në anëtarësimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare (IFLA).

Anëtarësimi i BKK “Pjetër Bogdani” në IFLA vlerësohet të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse përpos që është edhe një bashkëngjitje në rrjetin ndërkombëtar të institucioneve bibliotekare, ai mundëson përfaqësimin e institucionit kryesor bibliotekar të vendit në këtë mekanizëm ndërkombëtar, shkëmbimin dhe marrjen e përvojave të bibliotekave të shteteve tjera dhe shumë përfitime tjera.

Vlen të ceket se, themelimi i Task-Forcës është propozim i MKRS-së të cilën Qeveria e ka miratuar më 1 qershor të këtij viti dhe përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – kryesues; Presidencës; Kryeministrisë; Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Kosovës; Ministrisë së Punëve të Jashtme; Ministrisë së Integrimeve; Ekspertë sipas nevojës; dhe Përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndërkaq, IFLA, e themeluar në Edinburg me 30 shtator 1927, ka selinë në Hagë të Holandës dhe njëherësh është organi kryesor ndërkombëtar që përfaqëson interesat e bibliotekave dhe shërbimeve të informatave ashtu sikurse të përdoruesve të tyre. Është zëri globaldhe më me prestigjioz i profesionit të bibliotekës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme