Biden bën paraqitjen e parë publike që kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer

Prishtinë | 25 Maj 2025 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Biden bën paraqitjen e parë publike që kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të nipit të tij.

Kjo ishte paraqitja e tij e parë publike që kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës.

Në fotot e postuara në Instagram nga ish-Zonja e Parë, Jill Biden dhe vajza e ish-presidentit, Ashley Biden, ish-presidenti dhe zonja e parë shihen së bashku me anëtarë të tjerë të familjes duke festuar diplomimin e Robert Hunter Biden II në shkollën e mesme “Salisbury”.

Joe Biden njoftoi të dielën e kaluar se është diagnostikuar me kancer të prostatës.

Biden dhe familja e tij e kanë mbrojtur vazhdimisht ish-presidentin nga akuzat se shëndeti i tij ishte përkeqësuar gjatë kohës që ishte në detyrë.

Të ngjashme