Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka përmendur edhe Kosovën në konferencën që e ka mbajtur sot bashkë me kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson, dhe presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto.
Biden, pas takimit që pati me ata në Shtëpinë e Bardhë, i ka falënderuar për angazhimin dhe punën që e kanë bërë, bashkë me ShBA-në, në Kosovë.
“Suedia dhe Finlanda janë tashmë ndër partnerët tanë më të ngushtë për një sërë çështjesh. Trupat finlandeze dhe suedeze tashmë kanë shërbyer krah për krah me forcat e ShBA-së dhe NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak”.
“Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës, ndërsa mbrojnë lirinë e tyre kundër pushtimit të Rusisë”, deklaroi Biden.
Ky takim erdhi pasi Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për anëtarësim në aleancën veriatlantike