Biden gjatë fushatës përmend Kosovën, tregon se një rrugë mban emrin e djalit të tij

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.

Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij.

Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë.

“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, tha Biden.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme