Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i mohoi akuzat për sjellje të pahijshme, të cilat dolën në pah në kohën kur ai pritet të shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.
Lucy Flores, ish-anëtare e Asamblesë së Nevadës, tha se Biden e ka puthur atë në pjesën e prapme të kokës, në një ngjarje politike.
“Nuk kisha përjetuar kurrë diçka më të papërshtatshme”, tha ajo.
Biden tha se ai “ka shprehur dashuri për njerëzit” gjatë viteve në karrierë.
Biden ka shërbyer si nënpresident i SHBA-së gjatë dy mandateve të administratës së Barack Obamës dhe për gati katër dekada si senator.
“Kurrë, as edhe një herë të vetme, nuk kam besuar se kam vepruar në mënyrë të papërshtatshme. Nëse sugjerohet se kam bërë një gjë të tillë, do të dëgjoj me respekt”, tha Biden.
Ai shihet si kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, edhe pse ende nuk e ka shpallur kandidaturën e tij.