Biden kalon natën në Prishtinë, masa të rrepta sigurie

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 23:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili ka mbërritur të martën në mbrëmje për vizitë në Kosovë, është vendosur në hotelin “Swiss Diamond”.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me pjesëtarë të sigurimit të Shteteve të Bashkuara, kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për krijimin e një sigurie sa më të madhe për njeriun e dytë të Amerikës.

Sikur shihet dhe në këtë video të Ekonomia Online, forca të shtuara të policisë janë vënë përreth hotelit ku është vendosur Biden me familjen e tij.

Paraprakisht, policët e pajisur dhe me qen kanë kontrolluar ambientin përreth. Ndërkohë në kohën e mbërritjes së karvanit të nënpresidentit amerikan përmbi ka fluturuar dhe një helikopter i KFOR-it amerikan.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë, forcat e rendit kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët afër këtij hoteli si dhe kanë kërkuar nga banorët e zonës përreth që t’i rrallojnë lëvizjet dhe të mbajnë mbyllur dritaret e banesave të tyre.

(Kamera: Hasan Hoti)

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/zevendespresidenti-biden-arrin-ne-kosove/

Të ngjashme