Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka vizituar sot Izraelin me ç’rast është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në platformën X, presidenti amerikan ka thënë se gjatë takimit, i ka bërë pyetje të vështira kryeministrit izraelit, raporton Klan Kosova.
“Unë fola me kryeministrin Netanyahu në lidhje me situatën në terren, ndihmën për siguri dhe nevojat humanitare dhe informacionin për amerikanët e pagjetur. Unë bëra pyetje të vështira si mik i Izraelit. Ne do të vazhdojmë të pengojmë çdo aktor që dëshiron të zgjerojë këtë konflikt”, ka thënë Biden.