Biden nënshkruan murin e shtëpisë ku u rrit: Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë, me ndihmën e Zotit

Democratic presidential candidate Joe Biden(L) visits his childhood home with his granddaughters(behind) in Scranton, Pennsylvania on November 3, 2020. - The United States started voting Tuesday in an election amounting to a referendum on Donald Trump's uniquely brash and bruising presidency, which Democratic opponent and frontrunner Joe Biden urged Americans to end to restore "our democracy." (Photo by Angela Weiss / AFP) (Photo by ANGELA WEISS/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 03 Nën 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kandidati presidencial, Joe Biden, e ka vizituar shtëpinë e fëmijërisë në Scranton të Pennsylvanisë këtë mëngjes.

Derisa po qëndronte aty, ai u nënshkrua në një nga muret e dhomës së ndenjes.

“Nga kjo shtëpi në Shtëpinë e Bardhë, me ndihmën e Zotit. Joe Biden 11-3-2020”, ka shkruar ai.

Biden në këtë udhëtim në vendlindje ka marrë me vete edhe dy mbesat e tij – Finnegan dhe Natalie.

“Këto janë të vetmet prej nipave dhe mbesave të mia që s’kanë qenë asnjëherë në Scraton. Kështu ne po shkojmë në shtëpi”, tha ai para turmës.

Joe Biden, para se të votonte, shkoi në kishën “Shën Jozef” në Brandywine në Delaware, me familjen e tij të martën në mëngjes.

Vendndodhja ka një rëndësi të veçantë për Biden – gruaja e tij e parë bashkë me vajzën foshnje të tyre – janë të varrosur atyre pasi humbën jetën në një aksident automobilistik në 1972, njofton Klan Kosova.

Varri i djalit të Biden, Beau, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare dhe ato të prindërve e tij ndodhen po në këtë kishë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme