Putini i propozoi Bidenit të heqin të gjitha kufizimet ndaj stafit të ambasadave

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Presidenti rus Vladimir Putin i propozoi homologut të tij amerikan Joe Biden që Moska dhe Uashingtoni të heqin të gjitha kufizimet ndaj stafit të ambasadave në të dy vendet gjatë një samiti virtual të martën, tha Kremlini, transmeton EkonomiaOnline.

“Pala ruse propozoi të anulojë të gjitha kufizimet e akumuluara në funksionimin e misioneve diplomatike, të cilat mund të shërbejnë gjithashtu për normalizimin e aspekteve të tjera të marrëdhënieve dypalëshe”, tha Kremlini në një deklaratë pas takimit. (afp)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme