Biden synon fitoren në Florida, shtet kyç për zgjedhjet presidenciale

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i demokratëve për president, Joe Biden është duke tentuar të rrisë mbështetjen e votuesve të shtetit të Floridas, që konsiderohet një prej vendeve kyçe në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Përgjatë një vizite te një komunitet i të moshuarve në qytetin Pembroke Pines, Biden ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

“Për Donald Trumpin, ju jeni të pavlerë. Ju jeni të harruar. Ju virtualisht nuk jeni askush”, i ka thënë Biden një grupi prej rreth 50 personave në qarkun Brouard në Floridan Jugore.

“I moshuari i vetëm për të cilin kujdeset Donald Trump është i moshuari Donald Trump”, ka thënë 77-vjeçari Biden.

“Menaxhimi i pandemisë nga ai ka qenë i çrregullt, ashtu sikurse presidenca e tij”, ka thënë mes tjerash ai.

Florida është një prej vendeve që duhet fituar patjetër nga Trump nëse dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë për katër vjetët e ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme