Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin të mos përdorë armë taktike bërthamore ose kimike në vazhdën e kundërofensivave të Ukrainës.
I pyetur nga CBS se çfarë do t’i thoshte Putinit nëse do të konsideronte përdorimin e armëve të tilla, Biden tha: “Mos e bëj. Mos. Mos. Do të ndryshonte fytyrën e luftës ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore.”
Biden tha po ashtu se përgjigja e SHBA do të ishte me pasoja për pushtuesin, por nuk pranoi të jepte detaje.
Rusia “do të bëhej më e keqe në botë se kurrë më parë,” tha Biden.
Zyrtarët e qeverisë ruse kanë hedhur poshtë aludimet e Perëndimit se Moska mund të përdorte armë taktike bërthamore në Ukrainë, por kjo mbetet një shqetësim për disa në perëndim.